Berlin, 11 dhjetor, NOA - Gjermania do të mbështes integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo garanci i është dhënë ministrit të Jashtëm Edmond Haxhinasto nga ministri i Jashtëm Gjerman Guido Westervelle.
“Westervelle tha se Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm në të gjitha fushat. siguroi se Gjermania do të mbështesë integrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, sepse Evropa nuk mund të jetë e plotë pa vendet e Ballkanit”, njofton Zyra e Shtypit e Ministrisë së Jashtme për takimin.
Takimi i dy diplomatëve u bë gjatë pjesëmarrjes në Konferencën me temë: “Perspektiva për Europën Juglindore – Austri, Gjermani dhe SHBA, në dialog me vendimarrësit e rajonit”.
Nga ana e tij ministri Haxhinasto falenderoi për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë në procesin e integrimi të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht për liberalizimin e vizave me vendet në zonën Shengen.
Duke vlerësuar kontributin e Gjermanisë si një nga donatorët dhe investitorët kryesorë në Shqipëri, Haxhinasto ftoi biznesin gjerman që të risë praninë e tij në Shqipëri. Një gjë e tillë, tha ai, favorizohet edhe nga klima mjaft pozitive e krijuar në Shqipëri për thithjen e investimeve direkte.
a.k/NOA