Afganistan, 12 dhjetor NOA - Gjashtë ushtarë të NATO-s janë vrarë në një sulm në jug të Afganistanit. Humbjet janë raportuar nga forca ndërkombëtare ISAF në një deklaratë, ku nuk janë dhënë hollësi të mëtejshme dhe as kombësia e tyre.
Megjithatë bëhet fjalë për bilancin më negativ që është hasur në vetëm një përleshje dhe që përfshin trupat e huaja, pas gjashtë ushtarëve të tjerë që u vranë më 29 nëntor nga një roje kufiri që kalonte nga talebanët.
Ky episod është një nga më të përgjakshmit për NATO-n që nga fillimi i operacioneve në vitin 2001, ka arritur në 692 numri i ushtarëve të huaj të vrarë në Afganistan gjatë këtij viti dhe kjo sipas një vlerësimi të bazuar në të dhënat e faqes icasualties.org.
r.b/NOA