English

Bomba në Suedi, ishte një sulm terrorist

Stokholm, 12 dhjetor NOA - Dy shpërthimet në qendër të Stokholmit kanë qenë një sulm terrorist. Lajmi u njoftua nga Ministri i Jashtëm suedez Carl Bildt. Shpërthimet kanë shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve, por bilanci mund të kishte qenë dhe më i rëndë.

“Sulmi dështoi, pasi pasojat mund të kishin qenë katastrofike”, -shpjegoi Bildt. Sipas shtypit shpërthimi, që ndodhi në një zonë të mbushur me njerëz në qytet, i ka marrë jetën dhe vetë atentatorit.
Aktualisht nuk është ende e qartë dinamika e fakteve, por autoritetet lokale janë të vendosura që ai ishte një sulm terrorist.

Sipas mediave suedeze, të cilat cituan burime të policisë, atentatori u vra pas shpërthimit si rrjedhojë e “diçkaje që kishte në stomak”.

r.b/NOA

KOMENTE