English

Botohen fotot e para të fejesës së princit William

Londër, 12 dhjetor, NOA – Media kanë publikuar dy fotot e para të fejesës së princit William me Kate Middleton. Foto zyrtare janë dhënë për media të veçanta nga nga Pallati Mbretëror. Në krahasim me anëtarët e tjerë të familjeve mbretërore, të cilët çdo gjë e bëjnë me rezervim, fotot e çiftit të ri e tregojnë Williamin si e përqafon Kate Middletonin në mënyrë të lirshme dhe pa e vrarë mendjen për protokollin strikt të Pallatit Mbretëror.

Fotot mbajnë datën 25 nëntor, nëntë ditë pasi çifti njoftoi zyrtarisht se do të martohen.

Princi Wiliam, pretendenti i dytë me radhë për fronin britanik, dhe e fejuara e tij Kate Middleton do të martohen në 29 prill në kishën Uestminster. Fejesa e tyre u shpall javën e kaluar.

Willim dhe Kate janë njohur tetë vite më parë ndërsa ishin studentë në Universitetin St. Andres në Skoci. Që të dy janë nga 28 vjeç. Ndonëse ata ishin njohur që në vitin 2001, lidhja e tyre romantike u mësua vetëm në vitin 2005, kur u fotografuan së bashku duke bërë ski në alpet e Zvicrës.

a.k/NOA

KOMENTE