English

E pabesueshme, një profesor instalon kamera në kokë

Nju Jork, 13 Dhjetor, NOA- Wafaa Bilal, një artist me origjinë irakiane dhe profesor i fotografisë në Universitetin e Nju Jorkut, ka gjetur mënyrë të re për të parë botën.

Projekti i tij është quajtur “The 3rd I”, (i treti unë) dhe konsiston në instalimin e një kamere në kokë.

Kamera është vendosur me anë të një magneti mbi një pllakës titani të cilën ai e ka instaluar nëpërmjet piercings në qafë.
Kamera bën një foto çdo minutë me përjashtim të kohës kur ai qëndron në universitet, ku respektohet privatësia e studentëve.

Projekti do të vijë në jetë duke filluar nga 30 dhjetori kur Wafaa dhe 23 artistë të tjerë modernë do të paraqesin punimet e tyre dhe projektet në Arab Museum of Modern Art në Mathaf.

a.e/NOA

KOMENTE