English

Feith apelon pjesëmarrjen në zgjedhje, serbët bojkotojnë

Minutë pas minute me zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA- Përfaqësues i BE në Kosovë Peter Feith flet për zgjedhjet në Kosovë.

Ai iu bëri apel gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këto zgjedhje, duke i cilësuar si të rëndësishme që pas shpalljes së Pavarësisë.

Z. Feith nënvizoi ndër të tjera edhe rolin dhe kontributin e dhënë nga Shtetet e Bashkuara për stabilitetin e shtetit më të ri në botë.

Në mbyllje të fjalës, z.Feith përsëriti dhe njëherë apelin për rritjen e e pjesëmarrje në votim.

Nga ana e tyre serbët po përsërisin apelet për mospjesmarrje në votim dhe bojkot të zgjedhjeve, duke zbatuar kështu urdhërin e qeverisë serbe.

Situata e deritanishme paraqitet nën kontroll, sikundër raportohet nga e gjithë Kosova.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të marrin masat për zhvillimin e lirë dhe korrekt të zgjedhjeve parlamentare.

a.y/NOA

Lexoni gjithçka mbi zgjedhjet, minutë pas minute

KOMENTE