English

Gjendet i vdekur një 34 vjeçar në Lushnje

Lushnje, 12 dhjetor, NOA- Qyteti i Lushnjes është zgjuar me një viktimë në mesin e saj, ku një 34-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

Viktima është identifikuar si Xhevair Muzhaqi 34 vjeç është gjetur i vdekur në një kanal në fshatin Çermë në komunën e Tërbufit në Lushnje.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, na informon se, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë filluar hetimet për zbardhjen e situatës.

Ndërkaq nga pista paraprake dyshohet se viktima ka qënë në gjendje të dehur dhe është rrëzuar në një kanal me ujë dhe për pasojë ka gjetur edhe vdekjen.

Ndërkaq, hetimet e policisë pritet të nxjerrin versionin e saktë për ngjarjen.

a.y/NOA

KOMENTE