English

Haxhinasto-Spindelegger: Austria bazë e sigurt për investime dhe kualifikim diplomatësh

Berlin, 12 dhjetor, NOA - Gjatë punimeve të konferencës mbi Evropën Juglindore dhe integrimin në BE, që u zhvillua në Berlin, Ministri Haxhinasto pati një takim dypalësh edhe me Ministri e Jashtëm të Austrisë, Michael Spindelegger. Ministri Haxhinasto, duke vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve tona, i përcolli homologut austriak mirënjohjen e thellë lidhur me mbështetjen e Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave dhe në vazhdim për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunimi ekonomik ishte një nga temat e diskutimit në takim, ku Ministri Haxhinasto tha se suksesi i projekteve të deritanishme të mbështetura dhe financuara nga Austria është një bazë e sigurt për shtimin investimeve serioze austriake në Shqipëri, në fusha të tilla si turizmi, infrastruktura, energjia, etj.

Dy ministrat e Jashtëm ndanë të njëjtin mendim për forcimin e bashkëpunimit midis dy Ministrive dhe një fushë e spikatur u identifikua kualifikimi i diplomatëve në aspekte të diplomacisë ekonomike.

Ministri austriak Spindelegger u shpreh i gatshëm për të ndihmuar në kualifikimin e diplomatëve shqiptarë nëpërmjet Akademisë Diplomatike të Austrisë.

mit/NOA

KOMENTE