Irak, 13 dhjetor NOA - Vazhdojnë trazirat në Irak. Sipas raporteve të policisë lokale 17 njerëz, përfshirë këtu dhe gjashtë oficerë, u vranë në një shpërthim kamikaz të dyfishtë në selinë e guvernatorit të provincës së Ramadit.
Shpërthimet, e shkaktuara nga atentatorë kamikaz në afërsi të një pikë kontrolli, kanë plagosur dhe njëzet persona të tjerë. Numri i të vdekurve mund të rritet në orët në vazhdim. Detajet e sulmit janë raportuar nga komandant i policisë lokale, Rahim Zaben, i cili ka theksuar se informacioni në fillim tregoi për një sulm në qytetin e Anbarit.
r.b/NOA