SHBA, 13 dhjetor NOA - Viti 2010 ka qenë i artë për këngëtaren e Katy Perry. Fillimisht ishte hiti “California Gurls” para verës, ndërsa më pas lançimi i albumit të ri, martesa me Russell Brand dhe përkushtimi mbi Maxim.
Këngëtarja u emërua si femra më seksi në klasifikimin special “Hot 100” dhe kjo nuk është gjithçka.
Është artistja, e cila pas 11 viteve ka arritur të vendosë tre hitet e saj në krye të klasifikimit të Billboard Hot 100.
E pyetur nga revista Katy ka shpjeguar se çfarë është për të sensualiteti: “Është një varg faktorësh.
Para së gjithash ndikon paraqitja dhe ajo që transmeton. Publiku duhet të perceptojë si fuqinë ashtu dhe besimin.
Një gjë tepër e rëndësishme është kapaciteti i mënyrës së komunikimit, të trurit dhe të personalitetit. Kjo për mua është të jesh seksi”.
r.b/NOA