English

Këshilla të vogla për të përfituar nga vlerat e shumta të kanellës

Tiranë, 13 dhjetor, NOA- Kanella (Cinnamomum zeylanicum), është një bimë shumëvjeçare e vendeve tropikale, një nga aromat dhe erëzat më të vjetra të njohura në botë që pasuron shijet e kuzhinën tonë.

Kjo bimë ka një histori të gjatë mijëravjeçare. Ajo është përdorur nga egjiptianët e lashtë në procesin e mistershëm të balsamimit. Edhe sot, kjo erëz ka vlera, shumë të fshehura, që mund të bëhen aleatë të shëndetit tonë.

Në fakt, e përdorur tradicionalisht kundër ftohjes dhe si antibakterial, sot ajo është e njohur shkencërisht dhe për aftësinë e saj për të ulur kolesterolin në gjak. Është gjithashtu një antidot i mirë për të ndihmuar tretjen.
Për më tepër, sipas një studimi të publikuar në “Journal of American College of Nutrition”, kanella ndihmon dhe kontrollin e sheqerit në gjak duke luftuar diabetin dhe hipergliceminë. Hulumtimi i zhvilluar në Shtetet e Bashkuara për pacientët që ishin fazat e para të të diabeti tregoi se erëza në fjalë e përdorur për dymbëdhjetë javë ka ulur nivelet e sheqerit në gjak.
Prandaj mund të zvogëlohet përdorimi i sheqerit në ëmbëlsirat që ne përgatisim, vetëm po të shtohet kanelle, e cila zbut dëshirën për ëmbëlsirat.
Kanella ndihmon gjithashtu për të lehtësuar problemet e hipertensionit dhe çrregullimet e frymëmarrjes. Mjekësia kineze e përdor dhe për problemet menstruale. Për të ruajtur aromën dhe karakteristikat e saj shkopinjtë e kanellës ruheshin në kavanoza qelqi të mbyllura fort, larg nga të nxehtit.
Këtu janë disa këshilla të vogla për të përfituar nga vlerat e shumta të saj:
Për ata që vuajnë nga migrena, këshillohet masazh me vaj kanelle për të lehtësuar dhimbjen. Si ta përgatisim në shtëpi?
Vaji i kanellës
Shkërmoqni 3 ose 4 shkopinj kanelle në gjysmë filxhan vaj ulliri. Masën e përgatitur lëreni për rreth 10 ditë, filtrojeni dhe ruajeni në një shishe të vogël.

Për dashamirësit e një forme të përsosur fizike në mbrëmje këshillohet të pihet përzierja e përgatitur si më poshtë: shtoni në një çaj nenexhiku një majë luge kanelle dhe një lugë çaji shurup panje.

Nëse jeni ftohur dhe keni probleme me gjumin pini qumësht kanelle:
Përzieni në një gotë qumësht të ngrohtë një majë luge pluhur kanelle, xhenxhefil të grirë, kardamom dhe pluhur karafili.

a.e./NOA

KOMENTE