English

KQZ: Kanë votuar 34.10 % e votuesve, në veri i mbyllëm qendrat herët për siguri

Minutë pas minute me zgjedhjet në Kosovë

Rezultatet e sondazhit, fiton PDK

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA/ Irma Toptani – Pas konferencës së parë ku deklaroi se pjesëmarrja në votime ishte 11 përqind, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë deklaroi pak minuta më parë se në votime deri në këto momente kanë hedhur votën e tyre është 34.10 përqind, gjithsej 567 565 votues. Duke bërë një pasqyrë të votimeve dhe përqindjeve të votuesve në shkallë vendi, zonja Daka tha se në Prishtinë kanë votuar 40 përqind e zgjedhësve.

Por, kryetarja e KQZ-së së Kosovës, bëri me dije se në veri të vendit për arsye sigurie qendrat e votimit janë mbyllur që në orën 16.00.

“Në Deçan janë larguar tre ekipet për shkak të situatës së tensionuar që në orën 16.00. Andaj për të mos patur incidente qendrat e votimit në veri të vendit janë mbyllur tri orë më herët”, bëri me dije zonja Valdete Daka.

Madje ajo sqaroi se për të njëjtat arsye sigurie në veri të vendit qendrat e votimit u hapën në orën 09.00 dhe u mbyllën në orën 16.00.

Duke iu përgjigjur mediave për deklaratat e bëra nga lëvizja Vetëvendosje se gjatë procesit janë vërejtur parregullsi, kryetarja e KQZ-së, theksoi se kush ka ankesa t’i depozitojë ato pas orës 19.00 kur do të mbyllen qendrat e votimit në Kosovë.

Por, pas një videoje të postuar nga Lëvizja Vetëvendosja, ku tregohet një polic i cili shpërndan sipas Vetëvendosjes fletë votimi tek qytetarët brenda në qendër, zonja Daka sqaroi se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Duke mos dashur të komentojë më tej, ajo bëri me dije se asnjë polic nuk ka hyrë nëpër qendrat e votimit, porse polici në fjalë ka qenë në rrugë dhe nuk po shpërndante fletë votimi, por informacione për zgjedhjet.

Këtë kryetarja e KQZ-së, e ka argumentuar me faktin se letrat që shpërndante polici ishin A4 dhe jo A3, që është formati i fletëve të votimit.

Sipas sondazheve pritet që pjesëmarrja e votuesve në këto zgjedhje do të jetë masive.

{youtube}1BChQDBJ5dE{/youtube}

KOMENTE