English

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA – Vetëm në orën 19.30, pra gjysmë ore pas orarit zyrtar janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, duke i dhënë fund kështu procesit të votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të përgjithshme në Kosovë, që erdhën si domosdoshmëri pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar PDK-LDK, pas dorëheqjes së parevokueshme të ish presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, dy muaj më parë. Listat e KQZ-së numëronin rreth 1 milion e 600 mijë qytetarë në Kosovë, të cilët kishin të drejtë të hidhnin votën e tyre për të zgjedhur 122 kandidatë për kuvendin e ri dhe qeverinë e re të Kosovës.

Sipas vëzhgimeve në terren qendrat e votimit në mbarë Kosovën u hapën pa probleme, ndërkohë që parregullsitë e evidentuara edhe nga lëvizja vetëvendosje apo vëzhguesit e Demokracia në veprim janë të vogla duke bërë që zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë të cilësohet si brenda standardeve.

Tashmë institucioni humanistik “Gani Bobi” që drejtohet nga Shkëlzen Maliqi do të japë kohë pas kohe rezultatet e Exit Polleve të mbledhura nga ky institut nëpërmjet përfaqësuesve të shpërndarë në të 746 qendrat e votimit në mbarë Kosovën.

Tashmë pritet që KQZ e Kosovës të japë informacion rreth numrit të zgjedhësve që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

mit/NOA
KOMENTE