Milano, 12 dhjetor NOA - Një konfirmim tepër i rëndësishëm ka ardhur nga ana e skuadrës së Milanit dhe kjo në lidhje me vazhdimësinë e rezultateve, ku kuqezinjtë në sfidën e “Dall'Arës”, kundrejt Bolonjës arritën të fitonin me rezultatin bindës 3 me 0.
Ka qenë Boateng i cili ka shënuar i pari për Milanin, ndërsa më pas për të dyfishuar rezultatin ka menduar braziliani Robinho, i cili po tregon një formë tepër të mirë tek kuq e zinjtë.
Pjesa e dytë ka dhuruar një tjetër gol për Milanit ku këtë herë ka qenë gjiganti suedez Zlatan Ibrahimoviç.
Për t'u theksuar është se në minutën e 78 të garës Abbiati ka pritur dhe një njëmbëdhjetëmetërsh të realizuar nga Di Vaio.
Tani kuqezinjtë kryesojnë të vetëm serinë A dhe falë kësaj fitoreje janë ngjitur në kuotën e 36 pikëve.
r.b/NOA