Mitrovicë, 12 dhjetor, NOA - Dy persona serbë të cilët dyshohet se kanë sulmuar qendrat e votimit në veri të Kosovës, janë arrestuar nga policia e Kosovës.
Arrestimin e dy personave e ka konfirmuar edhe policia në Mitrovicë. Zëdhënësi Besim Hoti në lidhje ke këtë ka theksuar se dy persona, që dyshohet të kenë sulmuar me mjete piroteknike, janë arrestuar nga policia.
Sulmi i parë është kryer në qendrën mobile në fshatin Banov të komunës së Zveçanit ku nga mali persona kanë hedhur mjetepiroteknike në drejtim të qendrës mobile.
Ndërsa që sulmi i dytë, po thuajse identik, ka ndodhur në fshatin Jashevik të Zubin Potokut, duke sulmuar me mjete piroteknike qendrën mobile të votimit.
a.k/NOA