English

Një fëmijë për Kylie Minogue

SHBA, 13 dhjetor NOA - Është në gjendje të veshë dhe një fustan seksi të stilit të saj, kjo dhe gjatë shtatzënisë. Dhe nuk dihet nëse lajmi i mirë mund të vijë gjatë një turneu të ardhshëm.

Kylie Minogue nuk ka më ndërmend të presë për fëmijë dhe ajo është shprehur e gatshme dhe për përdorimin e dhurimit të vezës.

“Tashmë mund të bëhen gjëra të pabesueshme në Amerikë”, - tha këngëtarja, 42 vjeçare dhe me një luftë kundër kancerit të gjirit pas shpatullave.

Me shumë mundësi ka qenë ardhja ne jetë e nipit Ethan, i biri i motrës Dannii, ose historia e dashurisë me modelin spanjoll Andres Velencoso që zgjatur për më shumë se dy vjet.

Apo ndoshta është thjesht dëshira për të qenë nënë duke parë moshën biologjike të saj. Kylie Minogue nuk dëshiron të presë më gjatë dhe për britaniken Daily Mail thotë: “Kanë marrë në konsideratë opsioni të shumta duke përfshirë këtu dhe atë të dhurimit të vezës.

r.b/NOA

KOMENTE