Uashington, 12 dhjetor, NOA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thënë për mediat se po lutet për shërimin e të dërguarit special në Afganistan dhe Pakistan, Riçard Hollbruk.
Kjo deklaratë e Obamës vjen pasi Hollbruk është në gjendje kritike për jetën pas një operacioni kirurgjik në aortë.
Hollbruk i moshës 69 vjeçare, u përkeqësua ndërsa po punonte ku u dërgua menjëherë në spital në Uashington, ku iu nënshtrua procedurave kirurgjike.
Obama e quajti Hollbrukun, si një figurë vigane në politikën e jashtme amerikane. Bashkangjitur me këtë ai u veçoi se një tjetër lutje u drejtohet edhe të dërguarve të tjerë në këto vende.
a.y/NOA