Prishtinë, 12 dhjetor, NOA- Eurodeputetet Doris Pack dhe Ulrike Lunacek kanë zhvilluar një takim pak minuta më parë në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lunachek ka përgëzuar KQZ-në për përgatitjet e bëra, edhe pse ka pasur kritika për llambat ultra-vjollcë për verifikimin e gishtave, të cilat nuk po funksionojnë mirë.
Si pjesë e misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian dhe gjatë ditës dy eurodeputetët do të vizitojnë disa qendra votimi në Kosovë.
Pack dhe Lunacek, pritet të mbajnë një konferencë në përfundim të procesit të votimit.
a.y/NOA