Tiranë, 13 Dhjetor 2010 NOA – Masat ajrore te paqëndrueshme do te dominojnë këtë fillimjavë, të gjithë territorin shqiptar.
Vranësira dhe reshje shiu e dëbore do te ketë ne pjesën me te madhe te vendit.
Ku reshje me te dendura dëbore do te marrin Zonat jugore dhe juglindore si Korça, Erseka, Përmeti, Tepelena dhe Gjirokastra dhe ne zonat verilindore si ne Bajram Curri, Kukës, Peshkopi dhe Puke.
Në mesditë parashikohet që të kemi dobësim te ndjeshëm te reshjeve te shiut dhe dëborës.
Për ditën e nesërme, temperatura më e ulët pritet të shënohet në Korçë, -6 gradë Celsius dhe më e larta, në Sarandë, 14 gradë Celsius.
Në rajon dhe Evropë, Prishtina do të kapë temperaturën më të ulët, -6 gradë Celsius kurse Oslo do të arrijë deri në -13 gradë Celsius.
Temperatura më e lartë jashtë vendit pritet të shënojë në Madrid të Spanjës, 17 gradë Celsius.
Më poshtë ndiqni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Moti - E hene, 13 dhjetor 2010
Pjesa e dyte e ditës do te sjelle përmirësim te kushteve atmosferike duke bere qe reshjet e shiut dhe te dëborës te largohen gradualisht nga territori duke u zhvendosur vetëm ne ekstremin verior. Ne mbrëmje dhe gjate natës reshjet e shiut dhe dëborës do te largohen nga i gjithë vendi.
Temperaturat e mëngjesit do te pësojnë nje rritje me 2 grade NDERSA mesdita do te sjelle nje renie te lehte e temperaturave ne te gjithë territorin shqiptar.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe e forte ne det duke arritur shpejtësinë 40 km/h.
Drejtimi i eres do te jete Lindore - Verilindore NDERSA deti do te gjeneroje dallgëzim 2 balle.
Europa
Moti – E hene, 13 dhjetor 2010
Europa Juglindore dhe verilindore do te dominohen nga reshje shiu dhe dëbore per shkak te nje qendre ciklonare qe është vendosur ne këto zona.
Situata do te mbetet problematike serish ne Gadishullin Ballkanik pasi reshjet e dendura te dëborës do te shoqërohen me nje tjetër ulje te temperaturave.
Një qendër me presion te ulet atmosferik do te vendoset ne lindje te Evropës, pikërisht mbi rusi e shoqëruar nga nje front i ftohte atmosferik duke gjeneruar reshje te dendura dëbore te shoqëruar me stuhi te forta ere.
Me reshje dëbore do te mbeten Austria, Cekia, Sllovakia dhe Polonia ne sasi me te pakta do te jene ne Gjermaninë Lindore.
Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Evropian do të dominohet nga moti i kthjellet por temperatura te ulëta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E hene, 13 dhjetor 2010
Qendra e Kontinentit do te mbetet me reshje dëbore dhe stuhi ere;
Ishujt e Greqisë alarmon reshje dëbore dhe stuhi te forta ere;
Ishujt Britanike do mbeten me kthjellime dhe temperatura te ulëta.
e.r/NOA