Prishtinë, 12 dhjetor, NOA - Zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë shprehur shqetësimin në lidhje me disa parregullsi që sipas tyre kanë ndodhur në pesë shkolla të lagjes “Kodra e Trimave”.
Përfaqësuesi i PDK-së, Blerand Staliveci akuzoi sot militantë dhe përfaqësues të LDK-së për presione ndaj votuesve.
Në një komunikim me mediat në Kosovë, Staliveci ka thënë se një pjesë prej përfaqësuesve të LDK janë edhe të armatosur, po bëjnë presion ndaj votuesve.
Ai u shpreh se nga këta persona është kërcënuar dhe kryetari i degës së PDK-së në lagjen “Kodra e Trimave”.
a.k/NOA