English

Person i armatosur pranë ATSH, mban peng dy prindërit

Tiranë, 12 Dhjetor 2010 NOA Update – Personi i armatosur i cili momentalisht gjendet në ballkonin e banesës së tij, një pallat që ndodhet pranë ATSH (Agjencia Telegrafike Shqiptare) është duke mbajtur peng anëtarë të familjes, por ende nuk dihet se çfarë ai kërkon.

Një bashkëpunëtor i NOA ndodhet momentalisht në vendngjarje dhe raporton se i dyshuari gjendet me armë zjarri në dorë po kërcënon publikisht duke u bërë rrezik jo vetëm për familjen e tij, por edhe për qytetarët që banojnë aty dhe kalimtarë të rastësishëm.

Sakaq, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqen të negociojnë me personin, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Paraprakisht dyshohet se personi i armatosur shfaq probleme depresioni.

e.r/NOA/ Vijon...

{youtube}qdI-FaqY9RE{/youtube}

{youtube}obcYXoawVwE{/youtube}

KOMENTE