English

Pjesëmarrje e ulët në votime, vetëm 11 për qind deri në orën 11:30

Minutë pas minute me zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA – Pjesëmarrja në votimet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë paraqitet e ulët. Drejtuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha në një konferencë për mediat, pak minuta më parë, se deri në orën 11:30 kanë marrë pjesë vetëm 11.11 për qind e votuesve, ose 181 mijë e 121 votues.

Kjo shifër cilësohet si e ulët duke pasur parasysh numrin e votuesve të Kosovës që është më shumë se 1.6 milionë.

Megjithatë shifra është marrë në orët e paradites, çka i bënë mundësitë rritjes së pjesëmarrjes më të mëdha.

Në Mitrovicë kanë marrë pjesë në zgjedhje vetëm 9 për qind e votuesve. Dala nuk pranoi të komentoi incidentet, duke deklaruar se do të pritet njoftimi zyrtar i policisë dhe jo raportimet e partive politike.

a.k/NOA

KOMENTE