SHBA, 13 dhjetor NOA - I biri i ish-bankierit amerikan Bernard Madoff u gjet i vdekur në New York. Mark Madoff, 46 vjeç, është vetëvrarë duke u varur në apartamentin e tij në Manhatan. Lajmi u konfirmua nga avokati i tij.
Gjithçka ka ndodhur pikërisht dy vjet nga dita që babi i tij u arrestua për një vjedhje prej 50 miliardë dollarësh. Djali i tij ishte nën hetim, kjo edhe pse ai nuk është akuzuar zyrtarisht.
Policia tha se Mark Madoff, 46 vjeç, vari veten në të njëjtën kohë të arrestit të babait të tij (sipas NYT) duke u kapur në një tub në tavan të banesës së tij në rrethin e Soho në Manhattan.
Një anëtar i familjes, sipas Wall Street Journal, ka ngritur alarmin rreth orës 7:30 të mëngjesit.
Kur mbërritën hetuesit në shtëpinë e Mercer Street, ishte djali 2 vjeçar i cili ishte duke fjetur në dhomën tjetër.
r.b/NOA