English

Sulmohen qendrat e votimit në Mitrovicë, serbët pengojnë procesin

Mitrovicë, 12 dhjetor, NOA – Në Mitrovicë raportohen incidente të rënda gjatë procesit të votimit. Mediat kosovare raportojnë se në Banovdo dhe në Jashevik të Zubin Potok janë sulmuar qendrat mobile të votimit me shumë mjete piroteknike.

Sulmi ndaj qendrave të lëvizshme ka ardhur me fishekzjarrë dhe sende të forta.

Ndërsa më serioze paraqitet situata në fshatin Serbovac të Mitrovicës. Raportohet se një grup serbësh po pengojnë procesin e votimit, duke mos lejuar vazhdimin e procedurave normale.

a.k/NOA

KOMENTE