Prishtinë, 12 dhjetor, NOA- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka votuar sot në shkollën fillore “Emin Duraku”, në Prishtinë.
Mustafa tha për mediat se, sot është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe se është është një ditë për zhvillimin e demokracisë dhe qeverisjes në Kosovë.
“Unë uroj që zgjedhjet të jenë të suksesshme dhe besoj në suksesin e këtyre zgjedhjeve dhe besoj se gjithë ne do të jemi të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare”, përfundoi ai.
Lidhur me fituesin e zgjedhjeve ai u shpreh se, është populli sovran ai që do e zgjedhë atë.
a.y/NOA