English

Voton Thaçi e Kurti, pritet vota e kundërshtarëve të tjerë

Prishtinë, 12 dhjetor, NOA- Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti, kanë votuar të parët në radhët e politikanëve kosovar.

Lideri i Vetëvendosjes Kurti ka votuar në Fakultetin Ekonomik-juridik, qendra e votimit 1913E, i cili ka hapur kështu rrugën për krerët e partive të tjera politike.

I dyti në radhë ka qenë Hashim Thaçi, i cili ka votuar rreth orës 09:30 në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Më tej priten të votojnë ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, kreu i Kuvendit dhe Presidenti në detyrë Jakup Krasniqi, e një sërë figurash të tjera me kontribut në jetën politike të Kosovës.

a.y/NOA

Video: Deklarata e Thaçit

{youtube}1p1iR1dZE7k{/youtube}

KOMENTE