English

Vriten 6 ushtarë të NATO në Afganistan, ende nuk dihet kombësia

Kabul (Afganistan), 12 dhjetor, NOA - Gjashtë ushtarë të forcave të Atlantikut Verior janë vrarë në një sulm në jug të Afganistanit ditën e sotme. Lajmi është konfirmuar nga misioni i NATO-s në këtë vend, ISAF. Drejtuesit e NATO-s në Afganistan nuk kanë dhënë më shumë detaje për sulmin apo kombësinë e ushtarëve të vdekur.

Kjo është hera e parë që nga forcat e Aleancës shënohet një numër kaq i madh të vrarësh vetëm në një vend.

Mbi 670 ushtarë të huaj janë vrarë deri tani këtë vit në Afganistan, nga 502 që janë vrarë gjatë vitit 2009.

a.k/NOA

KOMENTE