English

Abuzoi me 50 fëmijë, arrestohet 27-vjeçari në Amsterdam

Amsterdam, 13 dhjetor NOA - Policia holandeze ka arrestuar një 27 vjeçar, i cili ishte i dyshuar për abuzim seksual ndaj 50 fëmijëve në çerdhe të ndryshme në Amsterdam dhe më pas ka shpërndarë materiale pornografike të tyre.

Personi në fjalë punonte në shkolla të ndryshme si mësues zëvendësues dhe njëkohësisht ishte edhe babysiter (dado) privat.

Prokurorët e Amsterdamit thanë se i dyshuari, i cili është me origjinë nga Letonia, ka pranuar se kishte abuzuar me "dhjetëra fëmijë të rinj".I dyshuari është arrestuar pas një informate nga autoritetet amerikane, të cilat po zhvillojnë hetime për pornografi të fëmijëve.

Shefi i policisë në Amsterdam Bernard Welten tha se ai dyshohet për abuzime seksuale ndaj 30 deri në 50 fëmijë, duke shtuar se hetimet ndaj tij janë ende në vazhdim.

Po në lidhje me këtë rast kryeprokurori i qytetit, Herman Bolha, tha në lidhje me 27 vjeçarin se ai është duke u hetuar për përdhunimin e fëmijëve nën katër vjeç.

r.b/NOA

KOMENTE