English

Berisha: Post-përmbytja, mbi 3335 qytetarë janë kthyer në shtëpitë e tyre

Shkodër, 13 dhjetor, NOA - “Edhe një herë dua të përshëndes qytetarët e Shkodrës, të nën Shkodrës dhe të të gjitha zonave të përmbytura, për kurajën, guximin, mençurinë, përkushtimin dhe sakrificën më të cilën përballuan dhe po përballen në këtë situatë të përmbytjes më kritike që ky qytet dhe këto zona kanë njohur në 150 vjetët e fundit”.

Kështu është shprehur kryeministri Berisha sot nga veriu i vendit, ndërsa ka deklaruar më tek se kjo fatkeqësi e madhe natyrore mori përmasa të papara, përmbyti mbi 14 mijë hektarë, një përqindje të madhe të qytetit të Shkodrës, shpërnguli mbi 14 mijë qytetarë nga vatrat e tyre familjare, përmbyti mijëra e mijëra shtëpi.

“Por kjo fatkeqësi e madhe natyrore, deri më sot, nuk mori dot as edhe një viktimë të lidhur direkt me të. Kjo përbën një arritje shumë të madhe, sepse në një sipërfaqe të tillë, disa metër nën ujë, nuk ka asgjë më të vështirë se të ndihmosh atë që është në nevojë dhe të evakuosh me urgjencë. Por kjo ka ndodhur”, tha ai.

Duke shtuar se këto ditë 450 operacione ka kryer njësia shqiptare e Forcave të Armatosura, ndërsa mijëra operacione janë kryer edhe me varka.

“Njësitë e ardhura nga Kosova, Maqedonia dhe disa rajone të Italisë po punojnë ditë e natë me forcat tona të emergjencës, ekipet e dërguara nga NATO, nga vendet mike si Rumania dhe Hungaria, të cilat po merren me problemin delikat të argjinaturave. Vende të tjera kanë kontribuar në financiarisht, ilaçe dhe mjete të tjera”, shtoi ai.

Duke përfunduar se faktikisht, situata është në lehtësim dhe përmirësim.

“Pozitive është se sot janë mbi 3335 qytetarë që janë kthyer në shtëpitë e tyre, se uji është tërhequr dhe sot janë 10900 e jo më 14 mijë hektarë tokë nën ujë, se qyteti është i kalueshëm në aksin e tij kryesor, se numri i shtëpive të rrethuara nga uji apo nën ujë është pakësuar me 1200.

Pra, situata është optimiste dhe në përmirësim të qartë. Sikundër kam kënaqësinë të informoj qytetarët e Shkodrës se janë miratuar pesë projekte të ndërhyrjeve, të cila u japin përgjigjen më të merituar sistemeve të ujërave të zeza, stacioneve të pompimit të ujësjellësve, sistemeve të ujërave të bardha, byepass-i dhe pjesa shtesë e tij”, shtoi ai.

n.e/NOA

KOMENTE