English

DV: Në dy komuna dyshohet se ka manipulime

Prishtinë, 13 dhjetor, NOA - Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” ka publikuar rezultatet më të reja nga zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, sipas të cilave PDK ka fituar 30.69 për qind të votave, LDK 26.2, Lëvizja Vetëvendosje 12.78, AAK 10.89, Koalicioni për Kosovë të Re 7.85, Lidhja Demokratike e Dardanisë 2.78 dhe FER 2.35 për qind.

Në këto rezultate të pjesshme nuk kanë përfshirë komunat e Drenasit dhe të Skënderajt.

Ismet Kryeziu, drejtues i “DV”, thanë se në këto rezultate janë përfshirë vetëm rezultatet e para nga komuna e Drenasit dhe ajo e Skenderajt, për shkak se sipas “DV” ka prova se në këto dy komuna ka pasur manipulim të votave të lira.

a.k/NOA

KOMENTE