Torino, 13 dhjetor NOA - Duhet thënë se Buffon u ka munguar për një kohë të gjatë bardhë e zinjve, por Storari e ka zëvendësuar atë në mënyrën më të denjë të mundshme. Deklaratat e Presidentit Andrea Agnelli dhe të teknikut Gigi Delneri kanë vënë tepër në dyshim një rikthim stabël të Gianluigi Buffon.
Një trajtim, i cili nuk i ka pëlqyer aspak Martinas, agjentit të numrit një të Juventusit: “Ai nuk meriton një sjellje të tillë. Bayern Munih dhe Manchester United de kërkojnë prej kohësh atë. Tashmë është shtuar në mënyrë tepër bindëse dhe skuadra e City”.
r.b/NOA