Tiranë, 13 dhjetor, NOA – Ulja e temperaturave dhe nisja e reshjeve të borës gjatë ditës së sotme ka bërë që të krijohen probleme në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore.
Problemet më të mëdha janë në zonat veriore të vendit. Raportohet se akset rrugore Kukës-Qafë Mali, Bajram Curri-Qafë Mali dhe Kukës-Peshkopi janë bllokuar nga reshjet e borës. Probleme ka edhe në qarkullimin e mjeteve në aksin Elbasan-Tiranë.
Vështirësi në kalimin mjeteve ka në Qafën e Qarrit, Qafë Plloçë dhe rruga për në Dardhë dhe Voskopojë.
Disa komuna të Librazhdit janë të bllokuara me një trashësi bore prej 40 centimetrash, Ndërsa me problematike janë disa komuna në Kukës dhe Bajram Curri.
a.k/NOA
{youtube}OunljsSUhDI{/youtube}