English

G99: Kosova tregoi pjekuri politike dhe emancipim

Tiranë, 13 dhjetor, NOA - G99 përshëndet dhe përgëzon qytetarët e Kosovës për realizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovë që prej shpalljes së pavarësisë.

Kështu ka pohuar në një deklaratë të posaçme, Ervin Mete, kryetar i G99, duke shtuar se dje Kosova tregoi pjekuri politike dhe emancipim demokratik, përmes zhvillimit të zgjedhjeve të standardeve europiane.

“G99 si një forcë politike e të rinjve është veçanërisht entuziaste për hapësirën politike që qytetarët e Kosovës i dhanë dy forcave të reja ne Kosovë, Vetëvendosje dhe Fryma e Re”, citoi më pas ai.

Duke shtuar se besimi dhe vota që qytetarët e Kosovës i dhanë këtyre forcave të reja dëshmon për nevojën që ka politika për mendim dhe energji të reja.

“G99 është optimiste se kjo eksperiencë kosovare do të jetë një shembull për të rinjtë në Shqipëri, për t’ju dhënë atyre besimin dhe forcën e duhur për t’u bërë faktor në jetën politike të vendit”, përfundon deklarata e G99-ës.

n.e/NOA

KOMENTE