Të arrestuarit janë Endrit Edmond Haxhi, 19 vjeç, banues në lagjen NR. 13, Egys Albert Dhima, 23 vjeç, banues në lagjen NR. 5, E.C., 15 vjeç, banues në lagjen Nr. 5 dhe Enea Anesti Sheqerxhi, 19 vjeç, banues në lagjen Nr. 5 të gjithë banuese në Durrës.
Të rinjtë kanë shkuar mbrëmjen e datës 10 dhjetor në sektorin “Iliria” në lagjen Nr. 13 në Durrës dhe në afërsi të Rezidencës Qeveritare kanë tentuar të vjedhin kabllon elektrik për ta shitur më pas.
Duke qenë se zona e rezidencës është nën survejimin e rreptë të policisë, agjentëve nuk u është dashur shumë kohë për të pikasur të rinjtë teksa vidhnin kabllon.
a.k/NOA