English

KQZ shpall rezultatet paraprake të zgjedhjeve të djeshme në Kosovë

PDK - 33.5 %; LDK - 23.6 %; Vetëvendosje - 12.2 % dhe AAK - 10.8 %

Prishtinë, 13 dhjetor, NOA – Pas një pritje të ankthshme gjatë gjithë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës publikoi më në fund rezultatet e shumëpritura paraprake të procesit zgjedhor të jashtëzakonshëm që u mbajt ditën e djeshme në territorin e Kosovës.

Siç ka komunikuar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, rezultati i sapokomunikuar publikisht, iu referohet 2280 vendvotimeve të numëruara deri tani.

“23 vendvotime nuk janë të futura në këto rezultate, ku 10 prej tyre janë në Prishtinë, ndërsa 13 të tjerat në komuna të ndryshme të Kosovës”.

Më tej, ajo ka thënë se rezultatet e deritanishme paraprake i kryeson Partia Demokratike e Kosovës, me një shifër prej 33.5 për qind; duke vijuar më tej me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila ka kapur një shifër deri tani prej 23.6 për qind, kurse AAK 10.8 për qind.

Sipas Dakas, Vetëvendosje ka kapur 12.2 për qind të votave.

Pjesëmarrja ka qenë rreth 47 për qind...

n.e/NOA

KOMENTE