English

Miley Cyrus feston 18-vjetorin duke tymosur një bimë haluçinogjene

Kalifornia, 14 dhjetor NOA - Mund të themi se tashmë janë shumë larg ato kohë kur ajo ishte idhulli i të gjithë të rinjve në personazhin e “Hannah Montana”.

Miley Cyrus ka festuar ditëlindjen e saj të 18, por për shkak të një videoje është në qendër të shumë polemikave.

Këngëtarja është kapur teksa po tymoste në një bong, por burime kanë siguruar se nuk bëhet fjalë për marihuanë, por për një bimë meksikane. Bima është konsideruar nga ana e departamenti mbi drogat si tepër shqetësuese dhe kjo pasi shkakton halucinacione.
Posedimi i bimës salvia është i ligjshëm në Kaliforni, por departamenti që merret me klasifikimin e drogës në Amerikë e quan atë shqetësues më shumë, për shkak të halucinacioneve.

r.b/NOA

KOMENTE