English

Ministria e Brendshme: Pasaportat biometrike të përshpejtuara, ja ku bëhen

Tiranë, 13 dhjetor, NOA Ministria e Brendshme informon se shërbimi i kompanisë “Aleat” për prodhimin e përshpejtuar të pasaportës biometrike ofrohet në të gjitha qytetet qendër qarku si dhe në qytetet Lushnjë, Sarandë e Kavajë.

Pas Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit, aplikimi për procesim të përshpejtuar të pasaportës biometrike mundësohet që prej datës 6 Dhjetor edhe në Korçë, 7 Dhjetor në Fier, 9 Dhjetor në Gjirokastër dhe që nga data 10 Dhjetor në Sarandë.

Ky shërbim ka filluar të ofrohet sot më 13 Dhjetor në Lushnjë, më 15 Dhjetor do të fillojë të ofrohet në Kavajë dhe Peshkopi dhe më 17 Dhjetor 2010 do të fillojë të ofrohet për qytetarët në Lezhë dhe Kukës.

Pasaportat e prodhuara në mënyrë të përshpejtuar do të mund të tërhiqen nga qytetarët pranë drejtorive të Policisë së Shtetit në këto qarqe.

n.e/NOA

KOMENTE