Londër, 13 dhjetor NOA - “Një shtatzëni dy mujore prej dy binjakësh”. Një lajm i mrekullueshëm, por për fat të keq i është dhënë një zotërie 50-vjeçar Hilton Plettell, i cili punon si magazinier në një supermarket.
Ky komunikim i pabesueshme zyrtar i spitalit në Norwich, është i vërtetë, i drejtë dhe gjithashtu përmban të gjitha të dhënat e Plettell, i cili ishte operuar në këtë spital disa vite më parë, për gurë në veshka dhe që atëherë nuk ka shkelur më në atë vend.
Ky gabim sipas spitalit është i pashpjegueshëm pasi çdo gjë është proceduar sipas rregullave.
Jeta e Plettell tashmë është tronditur pasi ai ka qenë objekt ironie mes miqve, kolegëve, dhe nuk mund të shkoj në punë apo në pub-et britanike pasi ndiqet nga shprehje të tipit: “Ja ku po vjen nëna së bashku me fëmijët”.
Ka qenë dhe partnerja e Plettell e cila në këtë situatë ka thënë: “Ai shtatzënë? Nuk do të ishte asnjëherë në gjendje për të vazhduar një shtatzëni”.
r.b/NOA