Francë, 13 dhjetor NOA - Orë paniku në një azil në Francë, ku për disa orë një 17 vjeçar i armatosur ka marrë peng 15 fëmijë. I riu, i cili ishte në trajtim për depresion dhe shihej si i çekuilibruar nga autoritetet, kishte filluar të lëshonte fillimisht një grup të parë prej pesë fëmijësh.
Më pas u hodhën në sulm skuadra e shpëtimit të cilat liruan të gjithë pengjet, ndërsa për sa i përket djalit ai u arrestua.
Forcat speciale më pas arritën të lironin dhe katër fëmijët e tjerë së bashku me mësuesen që kishin mbetur brenda në duart e tij.
Me sa është bërë e ditur 17 vjeçari është në kujdesin psikiatrik, por ka gjatë një periudhe ka hequr dorë nga marrja e ilaçeve.
“I riu, - tha kryetari i komunës, - hyri në ndërtesë rreth orës 8:30 duke thënë kërkonte diçka, disa informacione. Ai mbante në duar dy shpata. Një nga ndihmësit tanë ishte me grupin e pengjeve dhe më pas arriti të dilte se bashku me një fëmijë, e cila më pas u thirr sërish nga sekuestruesi duke marrë dhe pesë fëmijë të tjerë”.
r.b/NOA