English

Organizata terroriste "Shqiponjat e Bardha" merr përsipër vrasjen e Salkoviçit

Prishtinë, 13 dhjetor, NOA - Një organizatë terroriste serbe që veten e quan “Shqiponjat e Bardha”, ka marrë përsipër, nëpërmjet një letre, vrasjen e Shefko Salkoviçit, një punonjësi të KQZ-së, në fshatin Postenje të Leposaviqit.

Kjo organizatë, përmes një letre të lënë në vendin e ngjarjes, ka marrë përsipër gjithashtu edhe sulmin në natën ndërmjet të shtunës dhe së dielës, ndaj një zyre të KFOR-it danez në Zubin Potok.

“Është një letër e shkruar në kompjuter edhe përmbajtja e letrës është shumë domethënëse. Mendojmë se ajo duhet të shqyrtohet. Letra po ashtu duhet të shqyrtohet edhe se sa është valide”, tha zëdhënësi i policisë së Kosovës.

a.k/NOA

KOMENTE