Kryeparlamentari Trajko Veljanovski njoftoi javën e kaluar se kjo çështje do të jetë ndër pikat e vetme të rendit të ditës të Parlamentit.
Mocioni i mosbesimit të Qeverisë pritet të jetë i pasuksesshëm, për shkak se opozita nuk arrin të sigurojë shumicën e votave për shpërndarjen e Parlamentit. Maxhoranca aktuale numëron mbi 80 vende në Parlament, duke përfshirë edhe partinë shqiptare BDI.
Partitë e koalicionit qeveritar javën e kaluar hodhën poshtë propozimin e opozitës maqedonase për të mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke i konsideruar ato të panevojshme dhe në kundërshtim me agjendën e përcaktimeve shtetërore.
NOA/INA