Tiranë, 13 dhjetor, NOA – Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor ngjarjen e ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Tiranë, ku një person ka marrë peng familjen e tij dhe kërcënonte se do t’i vriste të afërmit.
Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media janë dhe zgjedhjet e zhvilluara dje në Kosovë. Gazetat pasqyrojnë rezultatet e sondazheve dhe deklaratat e para të politikanëve në Kosovë.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor artikullin me titull “Drejtori i bankës merr peng familjen”, i cili flet për një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të Tiranës, ku kryefamiljari ka marrë peng gjithë anëtarët e familjes së tij.
Një artikull tjetër i gazetës është ai me titull “Bllokohen pensionet e ushtarakëve”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Godo: Dule përplasje për regjistrimin e popullsisë”, “Zgjedhjet në Kosovë, rezultatet e para, fiton PDK e Thaçit”, “
Habit Albin Kurti, partia e tretë me 16 për qind”, “Zbardhet projekti, Topalli do të jetojë në Piramidë”, “Duka: Rama kishte të drejtë, tani forcohet baza”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor artikullin me titullin: “Kërcënon me armë, Punonjësi i bankës mban peng familjen”, i cili flet për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
“Tunelet sekrete të Enverit shtyjnë me shtatë javë punimet në sheshin Skënderbej”, është një tjetër artikull i gazetës që flet për punimet në qendër të Tiranës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “Thaçi shpall fitoren, në dyshim qeveria e re”, “Majko: Fletët e votimit të mos digjen, por të ngrijnë”, “Trafiku, dy vëllezërve u bllokohen 2.6 milionë euro”, “Priftanji: Do të flasim me studentët për kërkesat”.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ku një person mori peng familje tij. “Drejtori i Bankës merr peng dy fëmijët e tij”
“Sherr te minoriteti, Dule zihet me ministrin, banorët përzënë Bollanon”, i cili flet për incidentin e ndodhur dje në fshatin Aliko të Sarandës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; "Meta: Në Shkodër deri në fund, nuk ka dëme të emergjencës"
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Vërtetohet kontrabanda e Naftës”, i cili flet për hetimet e prokurorisë dhe për dëshminë e ish-ministrit Dritan Prifti. Gazeta citon burime nga prokuroria që thotë se së shpejti do të dalin emrat e personave të tjerë përfshirë në këtë aktivitet.
“Dule dhe Ksera sherr për viktimat e komunizmit”, është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili flet për debatet brenda radhëve të minoritetit.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete; “PDK e Thaçit rikonfirmohet, ndjekin LDK dhe Vetëvendosje”, “Haxhinasto: SHBA kërkon dialog për ngërçin”, “E reja nga Velipoja bëhet nënë në mes të ujit”, “S’ka marrëveshje, 211 studentë në grevë urie”, “Astrit Bushi 300 mijë euro për të vonuar ekstradimin”.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “ Zgjedhjet në Kosovë, fiton Thaçi”, i cili pasqyron të dhënat e fundit për zgjedhjet e Jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, ku sondazhet kanë nxjerrë fitues PDK-në e drejtuar nga Thaçi.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Celulari Plus zbukuron Tiranën”.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: SHBA: “Zgjidhja e ngërçit të mos bëhet me bojkot të Kuvendit”, “Super Liga, 'rreshket' Dinamo 'arratiset' Skënderbeu”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 13 Dhjetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
a.k/NOA