English

Peshkaqenë në Sharm El Sheik, rihapen plazhet

Sharm El Sheik, 13 dhjetor NOA - Pas dhjetë ditësh që qëndroi i mbyllur si pasojë e një shqetësimi tepër serioz, tashmë janë rihapur dyert për të gjithë pushuesit e plazhit të Sharm El Sheik, i cili ishte sulmuar nga pesë peshkaqenë.

Më 5 dhjetor, një ekzemplar i tillë sulmoi dhe vrau një grua gjermane 70 vjeçare, ndërsa vetëm disa kohë më parë ishin disa turistë rusë që u përballën me sulmet e peshkaqenëve.

Autoritetet në zonën e famshme turistike, kanë garantuar më shumë kontrolle në det.
Rihapja ka ardhur pas një marrëveshjeje për kontrolle më të forta dhe masa sigurie nga ana e operatorëve të hotelit.

“Plazhet do te rihapen - tha Sud Sinai Mihammed Abdel Fadil Shousha - me kusht që pronarët e hoteleve të ndërmarrin kontrolle të reja për të garantuar sigurinë e turistëve të huaj, ndërsa notojnë apo zhyten”.

r.b/NOA

KOMENTE