Gjirokastër, 13 dhjetor, NOA - Të paktën 5 komuna në qarkun e Gjirokastrës kanë probleme në qarkullimin e mjeteve si pasojë e reshjeve të borës. Më problematike janë komunat që ndodhen në zonat malore të vendit.
Policia e Gjirokastrës sqaron se; aksi rrugor nacional Gjirokastër –Sarandë është i kalueshëm plotësisht pa zinxhirë. Në vendin e quajtur Qafa e Muzinës trashësia e dëborës është rreth 5 centimetra dhe lëvizja bëhet pa probleme. Aksi rrugor Gjirokastër - Tepelenë është plotësisht i kalueshëm pa asnjë problem.
Në komunën Pogon lëvizja drejt Gjirokastrës bëhet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës varion nga 8 deri në 12 centimetra.
Në komunën e Picarit, lëvizja nga fshati Golem për në drejtim të Gjirokastrës bëhet me zinxhirë pasi edhe në këtë fshat trashësia e dëborës arrin deri në 15 centimetra. Ndërsa komunat e tjera të rrethit Gjirokastër janë lëvizja bëhet pa zinxhirë pasi trashësia e dëborës është 3 deri 5 centimetra.
Në rrethin e Tepelenës:Aksi nacional Tepelenë - Ballsh është plotësisht i kalueshëm pas asnjë problem.Në komunën Kurvelesh lëvizja në drejtim të Tepelenës bëhet më zinxhirë, pasi trashësia e dëborës varion nga 12 deri në 15 centimetra.
Në komunën e Lopësit lëvizja për në drejtim të Tepelenës bëhet me zinxhirë, pasi trashësia e dëborës varion nga 10 deri në 12 centimetra.
Ndërsa në komunat e tjera lëvizja bëhet pa zinxhirë pasi trashësia e dëborës arrin deri në 5 centimetra.Në rrethin e Përmetit: Aksi rrugor Përmet - Çarshovë dhe Përmet - Tepelenë është plotësisht i kalueshëm pa asnjë problem.
Në komunën Frashër lëvizja për në Përmet kryhet me zinxhirë pasi trashësia e dëborës varion nga 15 deri në 20 centimetra.Ndërsa komunat e tjera janë plotësisht të kalueshme pasi trashësia e dëborës varion nga 4 deri në 6 centimetra.
a.k/NOA