English

SHBA: Zgjedhjet, shprehje e demokracisë

Prishtinë, 13 dhjetor, NOA – Pas daljes me një deklaratë përshëndetëse nga komisionerët evropianë Katrin Ashton dhe Stefan Fule, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën sot Kosovën për zgjedhjet e para të përgjithshme që pas shpalljes së pavarësisë.

Me anë të një deklarate të posaçme, ambasada amerikane në Prishtinë ka pohuar se zgjedhjet ishin një shprehje e demokracisë dhe ishte inkurajues fakti që shumë qytetarë të Kosovës shprehën angazhimin e tyre duke hedhur votën në gjithë vendin.

“Kosova tani përballet me provën e numërimit të votave dhe se institucionet e Kosovës duhet t’i tregojnë publikut se janë të gatshëm të mbrojnë integritetin e së drejtës për të votuar”, citon kjo deklaratë.

Vetë ambasadori amerikan i pranishëm në Prishtinë, Kristofer Dell, vëzhgoi zgjedhjet në 17 stacione votimi dhe 12 qendra votimi në komunat e Gllogovcit, Gjakovës, Deçanit, Pejës, Klinës dhe Skënderajt.

Në deklaratë thuhet se në numërimin e votave ambasadori vuri re parregullsi që ai i raportoi, duke inkurajuar të gjithë vëzhguesit që t’i denoncojnë nëse kanë vënë re të tilla.

n.e/NOA

KOMENTE