Drenas (Kosovë), 13 dhjetor, NOA – Incidente janë shënuar në Kosovë edhe pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve. Mediat raportojnë se gjatë natës së mbrëmshme janë sulmuar zyrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në komunën Drenas.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 23:45 dhe mendohet se zyrat janë sulmuar nga simpatizantë të PDK-së.
AAK e dënoi ashpër këtë sulm dhe e konsideron akt të shëmtuar dhe që e dëmton procesin demokratik zgjedhor në vend.
a.k/NOA