English

Shtabi i Emergjencës: Situata në Shkodër e përmirësuar ndjeshëm, uji ra 10 cm

Shkodër, 13 dhjetor, NOA - Gjatë ditës së sotme situata është përmirësuar ndjeshëm, në Shkodër, ku niveli i ujit ka rënë rreth 10 centimetra.

Shifrat më të fundit të konfirmuara nga Shtabi i Emergjencave tregojnë se vazhdojnë me prezencë uji zonat e Kirasit; Livadeve dhe lagjet Manush Alimani, Salo Halili, Ajasem, Iliria, Bahçallëk dhe pjesërisht lagjia Shirokë.

Sa u përket shkollave, mësohet se nuk ka rifilluar procesi mësimor vetëm në 2 shkolla të qytetit Shkodër, shkolla “Ndre Mjeda”, e cila ndodhet në lagjen Xhabije dhe shkolla “Ali Laçej” në lagjen Perash, sipërfaqja e të cilave ka qënë përmbytur nga uji.

Ndërsa në komunën Ana e Malit, situata përsa i përket nivelit të ujit është pothuajse e njëjtë, ka pësuar rënie prej 10 cm. Janë shpërndarë 8 ton ndihma të ndryshme.

Kurse në të gjitha shkollat e kësaj komune, nuk ka filluar akoma procesi mësimor. Aksi rrugor është i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve, përveç në fshatin Obot, i cili vazhdon të jetë i përmbytur.

Ndërsa në komunën Bushat, ka rënie të nivelit të ujit me rreth 10 cm.

Jane kthyer në shtëpi rreth 100 familje, me 400 persona.

n.e/NOA

Përmbytjet, raportim minutë pas minute
KOMENTE