Tiranë, 13 dhjetor, NOA – Arka e Ujësjellësit në Tiranë është grabitur nën kërcënimin e armëve nga disa persona vetëm pak minuta më parë.
Ngjarja aspak e zakontë konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Tiranës në mënyrë paraprake, duke bërë me dije se ajo ka ndodhur saktësisht pranë stadiumit “Dinamo” në kryeqytet.
Të dhënat e deritanishme hetimore flasin për një grabitje nga persona të armatosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke mbledhur provat e para për të siguruar zbardhjen e saj...(vijon)