Në njoftim saktësohet se pasi është dhunuar me grushte dhe me shkelma, Krasniqi është kërcënuar dhe me armë.
“Pas rrahjes Hazir Krasniqi është kërcënuar me vrasje nga njëri nga militantët Behlul Limaj ( i afërt i Fatmir Limajt), i cili në tentativë e sipër është kapur nga policia duke ia drejtuar revolen Hazir Krasniqit”, thuhet në njoftim.
Po sipas Vetëvendosjes gjatë ditës në këtë qendër është kërcënuar edhe komisioneri Burim Berisha.
“Mëkati i të cilit ishte se nuk i lejonte njerëzit të hyjnë e të votojnë nga dy herë dhe i rezistoi korruptimit. Atë e ka kërcënuar Vesel Krasniqi me fjalët se” e dimë që je i vetmi djalë në familje dhe ti e di mirë çfarë të gjenë, a e di që je në Bajë””, thuhet në njoftim, duke theksuar se “pas mbylljes së vendvotimit të njëjtët militantë kanë qëlluar me armë në ajër dhe atë në prezencë të policisë.
a.k/NOA