English

Vjenë, gjykata merr në pyetje ish kryeministrin kroat

Vjenë, 13 dhjetor, NOA – Ish-kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader i ka mohuar akuzat për korrupsion gjatë pyetjeve të një gjykatësi austriak, pas arrestimit të tij dy ditë më parë, për llogari të drejtësisë kroate.

Sanader kërkohet në Kroaci mbi bazë të akuzave për korrupsion kur ishte në detyrë, ndërsa prej të premtes ndodhet në paraburgim në Austri. Ai akuzohet për korrupsion me vlerën e rreth 2 milionë eurove

Sandaer i ka hedhur poshtë edhe akuzat se është arrestuar duke u larguar nga Austria për në SHBA.

Ai tha se po kthehej për në Kroaci për tu përballur me akuzat, që sipas tij janë politike.

a.k/NOA

KOMENTE